Historia jonë, vlerat tona dhe njerëzit pas çdo mobilieje.
RM-Dekor u themelua mbi 15 vite më parë me një vizion të thjeshtë: të ofrojë mobilie cilësore me çmime të arsyeshme për familjet kosovare.
Sot, me fabrikën tonë të prodhimit dhe dyqanin e ekspozimit, jemi krenare të themi se kemi mobiluar mbi 500 shtëpi nëpër Kosovë dhe rajon.
Çdo produkt del nga duart tona — nga prerja e drurit e deri tek montimi final. Nuk kemi ndërmjetës, kjo do të thotë cilësi më e lartë me çmim më të mirë për ju.
Përdorim vetëm dru të çertifikuar dhe materiale premium të importit — çdo gjë kalohet nëpër kontroll cilësie.
Dëgjojmë çdo klient, vizitojmë hapësirën dhe ofrojmë zgjidhje të personalizuara pa kosto shtesë.
Respektojmë afatin e rënë dakord. Prodhimi ynë i organizuar siguron dorëzim në kohë, gjithmonë.
Zejtarë, dizajnerë dhe specialistë të instalimit — 20+ profesionistë me pasion për mobileri.